Policia e Tepelenës ka evidentuar një tjetër rast të kultivimit të kanabisit në fshatin Nivicë. Sasia e zbuluar nuk bëhet me dije, ndërsa thuhet se është bërë kallëzim në Prokurorinë e Gjirokastrës për dy persona; A.SH, 30 vjeç dhe SH.L, 50 vjeç, banues në fshatin Nivicë dhe Progonat. Ndaj tyre rëndojnë tre akuza thotë policia; Moskallëzim krimi, kultivim i bimëve narkotike dhe shpërdorim detyre. Zonat malore të Tepelenës dhe Memaliajt kanë qenë mjaft problematike sa i përket kultivimit të kanabisit gjatë këtij viti. Policia e Shtetit ka thënë se në rang vendi gjatë 8 muajve të parë të këtij viti janë asgjësuar rreth 10 mijë rrënjë kanabisi.
© ArgjiroLajm.net