Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino është lakuar mediatikisht si kandidat i mundshëm për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit. Por, përpara se vetë Fino të dalë publikisht të deklarojë kandidimin, ka qenë njëri prej anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së që ka bërë propozimin për emrin e tij. Klubi i Lushnjes ka qenë nismëtar zyrtar i garës së Finos për postin e kreut të institucionit të futbollit në vend. Nesër do t’i bashkohet edhe klubi i Flamurtarit.