Partnerët dyshues tani kanë një mënyrë për të provuar tradhëtinë bashkëshortore me testet e ADN-së nga veshjet e tyre intime.
Ndërmarrja East Sussex, AffinityDNA po ofron një shërbim për të testuar tradhëtinë.
Firma e analizave të ADN-së në Hove e përshkruan testin si një “mjet të fuqishëm për ata që dëshirojnë të kenë një tregues shkencor nëse mashtrimi apo tradhëtia ka ndodhur”.
Njerëzit që dyshojnë për diçka mund të dërgojnë prova të tilla si të brendshme ose prezervativë të përdorur, ose çdo mostër e dyshimtë që besoni se mund të ketë materiale biologjike të një njeriu.
Testi i fton klientët të dorëzojnë mostrën e tyre për një provë krahasimi.
Një klient i kënaqur shkroi në një përshkrim në faqen e internetit të AffinityDNA: “Faleminderit shumë për ndihmën tuaj në këtë (çështje shumë të vështirë). Unë e vlerësoj sinqerisht shërbimin”.
Por këto teste janë paralajmëruar nga ekspertët ligjorë se testet mbi të brendshme apo çarçafët mund të jenë të paligjshme, pa pëlqimin e atyre që janë të përfshirë.
Kompanitë e huaja që reklamojnë shërbime të tilla, përfshirë ato me qendër në Amerikë dhe Irlandë, nuk pranojnë të përpunojnë mostra nga Mbretëria e Bashkuar.
Ligji për indet njerëzore 2004 thotë se është një krim të posedosh materiale trupore të dikujt me qëllim për të kryer analiza të ADN-së pa pëlqimin e tyre.
Krimi dënohet me tre vjet burg.
HomeDNADirect me qendër në Kent ka hequr reklamat në Google që nxitin këtë lloj test.
Ajo ofron analiza mbi prezervativët, butonat e cigareve, thonjtë, fijet e flokëve dhe çamçakëzat.