Pylli i Semanit në Fier po shfrytëzohet si fidanishte kanabisi nga kultivuesit e bimës narkotike. Pas një operacioni që ka kryer në këtë pyll, Policia e Fierit, ka zbuluar se në tokën në përdorim të shtetasit F.K ishin mbjellë fidanë kanabisi. Në vijim u bë arrestimi i F.K, 55 vjeç, që realisht ishte me banim në Fier.
Po ashtu Policia shpalli në kërkim edhe një person tjetër, A.G, 48 vjeç, edhe ai me banim në Fier, por “bujk” në pyllin e Semanit.
Nga ky operacion u konstatua dhe u procedua penalisht për moskallëzim krimi, roja i pyllit të Semanit, A.S, 51 vjeç, që banonte në fshatin Seman. Dosjet e të treve i shkuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”.