• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Athinë, në pranga edhe një shqiptar

19/06/2023
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Athinë, në pranga edhe një shqiptar

Mediat greke kanë zbuluar detaje për goditjen e një rrjeti të shfrytëzimit të vajzave për prostitucion në Athinë. Pjesë e organizatës ka qenë edhe një shqiptar. “Protothema” shkruan se rrjeti drejtohej nga një grua 40-vjeçare nga Uzbekistani, e cila është arrestuar. Është identifikuar si bashkëpunëtor edhe partneri i saj, një shqiptar 35 vjeç. Pjesë e grupit ishte edhe një tjetër grua nga Uzbekistani si dhe një bullgar, i cili transportonte vajzat për në Athinë.

Rrjeti u zbulua pas përpjekjes së njërës prej vajzave të shfrytëzuara për t’u arratisur. Ajo u shpëtua nga banorët e sheshit Vathi të cilët lajmëruan policinë. Policia zbuloi se ishte 40-vjeçarja uzbeke dhe partneri i saj 35-vjeçar shqiptar që “peshkonin” vajza të reja nga Uzbekistani duke u ofruar punë “të arta” në Greqi. Vajzat silleshin në mënyrë ilegale dhe më pas mbaheshin në kushte çnjerëzore.

Tutorët kishin nën kontroll dy shtëpi publike ku edhe i shfrytëzonin vajzat. Vajzat në kushte të vështira jetese kontaktoheshin fillimisht online ku u premtohej punë e ligjshme me 600 euro në ditë. Vajza u tha hetuesve se priste klientë për 12 orë pa pushim, madje edhe në ditët kur kishte menstruacione… Ajo mbante vetëm 10 euro për çdo klient pasi duhet të shlyente borxhin e ardhjes në Greqi.

40-vjeçarja nga Uzbekistani dhe partneri i saj shqiptar thuhet se kishin përfituar më shumë se 37 mijë euro nga shfrytëzimi i saj. Në fillim të qershorit, gruaja i dërgoi fshehurazi nënës së saj në Uzbekistan 1500 euro. Tutorja e kuptoi këtë dhe shkoi në shtëpinë publike për ta ndëshkuar. Aty filloi ta rrihte brutalisht viktimën në sy të dy grave të tjera për ta bërë shembull për të tjerat.

Më pas, e çoi në një banesë ku e kërcënoi me thikë, e goditi me grusht në kokë dhe më pas e rrahu me karrige. Në përpjekje për t’i shpëtuar tërbimit të tutores së pamëshirshme ajo doli në ballkon dhe tentoi të hidhej nga kati i parë. Fqinjët, duke menduar se gruaja fatkeqe po tentonte të vriste veten lajmëruan policinë e cila bastisi banesën. Vajza nga Uzbekistani u dërgua në spital me lëndime të rënda në kokë dhe të nxira në të gjithë trupin e saj. Policia vuri në pranga 40-vjeçaren uzbeke.

Related Posts

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy të rinjve në Tepelenë

02/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër, 37-vjeçari rrëzohet aksidentalisht, përfundon në Spitalin e Traumës

02/03/2026
Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati
Kryesore

Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati

02/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

350 kg kanabis që u kapën në Kakavijë, pronari i kamionit shpallet në kërkim

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas fjalëve denigruese të Rogertit, reagon motra e Mateos: Mos ta ktheftë Zoti siç ke zemrën

Pas fjalëve denigruese të Rogertit, reagon motra e Mateos: Mos ta ktheftë Zoti siç ke zemrën

03/03/2026
Lamine Yamal më i “çmuari”, talenti katalanas lë pas Mbappe, Dembele jashtë “TOP 10”

Lamine Yamal më i “çmuari”, talenti katalanas lë pas Mbappe, Dembele jashtë “TOP 10”

03/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al