• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet se kur do të vendos Mbappe për të ardhmen

28/03/2021
Zbulohet se kur do të vendos Mbappe për të ardhmen

Vera po afron, por Kylian Mbappé ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Nuk e ka rinovuar kontratën me PSG-në, me aktualen që i përfundon në qershor 2022, dhe, nëse nuk e firmos muajt e ardhshëm, do t’i detyrojë parizienët ta shesin gjatë merkatos së verës, në mënyrë që të mos largohet falas vitin e ardhshëm. Ylli francez i futbollit mësohet se e ka kthyer mbrapsht tri herë propozimin e PSG-së. Bëhet fjalë për një kontratë afatgjatë me një përfitim prej 30 milionë eurosh neto në sezon. Klubi, përmes Leonardos, ka tentuar t’i ushtrojë presion privatisht dhe publikisht, por pa e arritur qëllimin. Tani duket se e kanë ndarë mendjen se nuk do të jetë e mundur për ta bindur.

Në këtë situatë, klubi që përfiton më shumë është Real Madridi. “Los Blancos” janë të parët në listë të interesuar për shërbimet e 21-vjeçarit, që Madridin e sheh se destinacionin e tij të preferuar në hapin e radhës në karrierë.
Drejtuesit e klubit “merengues” po e ndjekim me shumë vëmendje atë që po ndodh mes Mbappesë dhe PSG-së. Ata nuk dëshirojnë të futen në konflikt me klubin me të cilin kanë marrëdhënie të shkëlqyera institucionale, por janë të vetëdijshëm se, nëse lojtari dhe klubi nuk arrijnë të mirëkuptohen, do të kenë një mundësi të artë për ta afruar në “Santiago Bernabeu”.
Vendimi përfundimtar i Mbappés mund të vijë pas Kampionatit Europian. Siç është raportuar nga “Le Parisien”, francezi ka vendosur të mos shkojë në “Lojërat Olimpike të Tokios”. Ai e ka shqyrtuar mundësinë për të ndihmuar ekipin U-23 ​​të vendit të tij për të marrë medaljen në eventin që zhvillohet mes 21 korrikut dhe 7 gushtit.
Sidoqoftë, ka dy arsye pse ai ka zgjedhur të tërhiqet: kryesorja është lodhja e akumuluar e këtij sezoni, që do të përfundojë me turneun maksimal kontinental për ekipet kombëtare (nga 11 qershori deri më 11 korrik). E dyta, është e ardhmja e tij. Pas Europianit, Mbappé dëshiron të marrë vendimin se ku do të luajë vitin e ardhshëm.

Related Posts

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës
Sport

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës
Sport

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)
Sport

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

19/12/2025

Harry Kane “përkëdhel” talentin Karl: Ka qenë fantastik, ka cilësi të jashtëzakonshme
Sport

Harry Kane “përkëdhel” talentin Karl: Ka qenë fantastik, ka cilësi të jashtëzakonshme

19/12/2025
Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City
Sport

Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City

19/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al