Është një titull të cilin më parë e kanë mbajtur emra të tillë si Brad Pitt, Dwayne “The Rock” Johnson, George Clooney, Johnny Depp, Harrison Ford, Ryan Reynolds apo David Beckham. Për asnjërin prej tyre nuk pati kundërshtime. Por disa u çuditën me zgjedhjen e fundit të revistës “People”, për të cilën mashkulli më seksi i vitit këtë herë është Blake Shelton, i pari vlerësim i këtij lloji ky për këngëtarin e muzikës “country”. Edhe vetë 41-vjeçari mbeti i befasuar. “Kam qenë i shëmtuar gjatë gjithë jetës sime”, tha ai me shaka.