Ka dështuar përpjekja e opozitës për të dhunuar KZAZ-në e Gjirokastrës, ashtu sikundër ndodhi dje në Shkodër e Tropojë. Një grup militantësh të PD-së dhe disa punonjës të Bashksië Gjirokastër, qëndruan disa minuta në hyrje të pallatit të sportit dhe më pas u larguan.
Nënryetari i Bashkisë Gjirokastër, Aurel Lapa, kërkoi nga kryetari i KZAZ-së, Roland Skëndo, të lironte ambientet sepse sipas vendimit të Ilir Metës nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Por Skëndo i ka shpjeguar se kërkesa e Bashkisë Gjirokastër është e paligjshme.
Pas disa minutash mbështetësit e PD-së dhe LSI-së u larguan nga pallati i sportit. Mësohet se ata do të rikthehen sërish nesër në orën 11:00 me shpresën se do të krijojnë trazira. KZAZ-ja është ndërkohë në mbrojtje nga Policia e Shtetit. Argjirolajm.net sjell pamje nga momenti kur militantët e opozitës po shpërndahen.









