• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zëri i Amerikës: 1.6 milionë shqiptarë jetojnë jashtë. Gjatë 2019 u rrit numri i të larguarve drejt Gjermanisë

18/12/2019
Shqipëria po zbrazet, 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit

‘Në vitin 2019, sipas vlerësimeve të tërthorta, numri i diasporës së re llogaritet të jetë rreth 1,64 milionë shtetas jashtë vendit, ose rreth 36 % të shtetasve shqiptarë gjithsej’, thuhet në një studim të sapopublikuar në Shqipëri nga Instituti shqiptar i Statistikave.

Studimi ‘Diaspora shqiptare 2019’ vëren se e ashtuquajtura ‘diaspora e vjetër’ përbëhet nga emigrantë që kanë emigruar para vitit 1944, të cilët konsiderohen diasporë shumë e hershme, si dhe nga ata që u larguan gjatë viteve 1945-1990 dhe që përkon kryesisht me shqiptarët në ish-Jugosllavi’.

LEXO EDHE:
Moti të mërkurën dhe të enjten, 18 – 19 dhjetor 2019
‘Diaspora e re’ përbëhet nga emigrantët që kanë emigruar pas viteve 1990 dhe përkon me valën e madhe të migrimit pas rënies së komunizmit. Diaspora e vjetër ka qenë e vendosur kryesisht në SHBA dhe disa vende të Evropës Perëndimore, ndërsa diaspora e re është vendosur në Greqi, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Zvicër, Francë etj dhe më pak në vendet të diasporës së vjetër’ vlerëson studimi.

1990 –1994 vitet e emigrimit masiv të shqiptarëve në Itali, Greqi dhe SHBA, tendenca ndryshon në 2019 në Gjermani. Studimi vlerëson se gjatë viteve 1990-1994, numri i emigrantëve shqiptar në Greqi, Itali dhe SHBA rritej çdo vit me rreth 30 % të numrit të vitit paraardhës. Por këto norma bien në rreth 11 % gjatë periudhës 1995-1999, vlerëson studimi ‘Diaspora shqiptare 2019’.

‘Pas vitit 2000, norma e rritjes së numrit të emigrantëve shqiptarë në Greqi bie me shpejtësi dhe arrin në nivele negative gjatë periudhës 2010-2019. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, numri gjithsej i emigrantëve shqiptarë në Greqi po zvogëlohet.

Gjatë periudhës 2015-2019, edhe në rastin e Italisë dhe ShBA, norma vjetore e rritjes së numrit të emigrantëve është zvogëluar në mënyrë konstante, duke arritur në rreth 3 %’.

Sipas studimit ‘Diaspora Shqiptare 2019’ nga ana tjetër numri i emigrantëve shqiptarë në Gjermani ka ndryshuar me ritme të tjera nga ato të Italisë, Greqisë dhe ShBA-ve.

‘Gjatë viteve 1990 – 1994, ky numër rritej me rreth 10 % në vit. Më pas norma vjetore e rritjes u zvogëlua në mënyrë konstante, duke arritur në rreth 1 %, përgjatë periudhës 2010 – 2014. Vetëm pas vitit 2015, me një normë vjetore prej rreth 35 %, duke e kthyer këtë vend si destinacionin kryesor të tyre.

Kjo ka bërë që pesha që zënë emigrantët shqiptarë në Gjermani, në numrin gjithsej të emigrantëve, të katërfishohet nga 1,3 % në 4,2 %.’.

Migrimi ndërkombëtar, ndikim madhor në popullsinë e Shqipërisë

Migrimi i jashtëm dhe lëvizjet e brendshme kanë patur ndikim të madh dhe të përvitshëm në popullsinë e qarqeve të Shqipërisë.

Nga të dhënat vihet re se popullsia banuese e të gjitha qarqeve të vendit është në mënyrë domethënëse më e vogël se popullsia e regjistruar në regjistrat e gjendjes civile.

Qarku i Gjirokastrës dhe ai i Vlorës janë dy qarqet e vetme ku popullsia banuese është më pak se gjysma e popullsisë së regjistruar, përkatësisht me 41,1 % dhe 49,0 %. Nga ana tjetër për qarqet e tjera ky raport luhatet nga 54,4 % në Berat në 79,3 % në Tiranë.

‘Shqipëria vazhdon dhe do të vazhdojë të përjetojë flukse dalëse të popullsisë, ashtu sikurse projeksionet e popullsisë sugjerojnë. Në këtë mënyrë popullsia e Shqipërisë po shkon drejt procesit të plakjes si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe rritjes së jetëgjatësisë dhe për më tepër emigracionit i cili vazhdon të mbetet veprues dhe që përfshin një popullsi relativisht të re’.

Studimi pohon se në vitin 2018, në popullsinë mesatare gjithsej të Shqipërisë, të rinjtë 0-14 vjeç zënë 17,5 %, popullsia në moshë pune 15-64 vjeç zë 69,8 % dhe popullsia mbi 65 vjeç përbën 12,8 % të popullsisë gjithsej.

Sipas studimit tendenca drejt procesit të plakjes së popullsisë në të ardhmen vihet re nga rritja e lehtë e përpjesës që zë popullsia 65 vjeç e lart, shoqëruar kjo me uljen e numrit të popullsisë në moshë të re (0-14 vjeç).

‘Emigracioni përfshin një popullsi relativisht të re dhe në moshë pune dhe kjo vihet re për të dy gjinitë. Ndryshe nga vite më parë ku emigracioni dominohej nga meshkuj të rinj të cilët emigronin së shumti për arsye punësimi, dekadën e fundit emigracioni shqiptar ka marrë një tjetër trajtë – vihet re tendenca e emigracionit familjar – bashkimet familjare’. /Zëri i Amerikës

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al