• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zëvendësministrja e Brendshme: Kujdes, shumë fake news me Covid-19

23/03/2020
Zëvendësministrja e Brendshme: Kujdes, shumë fake news me Covid-19

Teksa situata e Covid-19 paraqitet shqetësuese ne mbarë globin por dhe në vendin tonë, zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko bën thirrje të kemi kujdes me lajmet e rreme, dezinformuese (fake news).

“Në mes të gjithë kësaj beteje ku çdonjëri prej nesh pa përjashtim duhet të bëjë sakrificën e vet, ekziston dhe një tufë gjallesash që duke përfituar nga kjo situatë, me papërgjegjshmëri totale shpërndajnë lloj e soj hatash fake nëpër grupe whatsappi, nëpër mesazhe “ekskluzive” me thirrjen për të marrë seriozisht alarmin e ngritur! Teksa njerëz po humbasin jetën e të tjerë lëngojnë në shtratet e reanimacioneve, ajo që duhet të bëjmë është të zbatojmë rregullat e vendosura për të mirën e përgjithshme, për të shpëtuar sa më shumë nga ne, sidomos të dashurit tanë të moshuar që kanē tretur jetën e tyre për ne!”- shkruan Kuko.

Më tej shton:

“Sa i përket këtyre trakteve parazitare hedhur fshehtas nëpër llogore whatsappesh kini parasysh:

📌 Referohuni për informacion vetëm në kanalet zyrtare. Faqet zyrtare të institucioneve të cilat përditësohen menjëherë!

📌 Vendosni në pikëpyejtje burimin e informacionit kur merrni një mesazh a trakt alarmist (si ai gomarlleku i spërkatjes nga helikopteri) dhe verifikoni burimin. Nëse është anonim, mos e përcillni atë mesazh tek miqtë tuaj.

📌 Referohuni tek mediat serioze dhe jo zgëqet e hapësirës virtuale!”

Për ta përmbyllur me:

“Duke falenderuar së pari mjekët, policinë, Forcat e Armatosura, bashkitë, shërbimin social dhe prefektët, një falenderim me mirënjohje gazetarëve të terrenit të cilët me profesionalizëm dhe sens misioni po japin më të mirën e tyre. Lërini gjallesat e papërgjegjshme të fake news pa ushqim. Nëse i injoroni, i sfidoni përfundimisht. Forca miq! Të gjithë për një e një për të gjithë!”

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al