• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhje farsë në Sarandë, zgjidhet kreu i ri i PD-së

24/11/2018
Zgjedhje farsë në Sarandë, zgjidhet kreu i ri i PD-së

Pas përfundimit të zgjedhjeve në PD-në e Sarandës, ku kryetar u zgjodh Hariz Mema, demokratët e kësaj dege kanë reaguar. Në një deklaratë për media, demokratë të njohur si grupimi Anti-Basha pohojnë se këto zgjedhje ishin një farsë e shëmtuar, ndërsa kanë theksuar se kjo do të shënohet si një ditë e hidhur në librin e jetës së tyre, pasi sot është goditur fort Partia Demokratike.

“I dashur demokrat /e i Sarandes, Ksamilit, Konispolit dhe Finiqit. Dita e sotme do te shenohet ne Librin e Jetes sone te perbashket politike si nje ngjarje e hidhur dhe shume e shemtuar, sot u godit rende Demokracia brenda Partise sone Demokratike, kesaj force politike qe Ne sebashku e themeluam ne Ditet shume te veshtira te vitit 1990 dhe ku Ne perseri sebashku, me idealizem dhe solidaritet e rikrijuam ne vitin e mbrapsht 1997 dhe ku me shume pune e pasion e risollem ne pushtet ne vitin 2003 ne te gjitha Njesite Vendore pothuajse dhe ne vitin 2005 ne qeverisjen e vendit”.

Më tej në deklaratën e tyre thuhet se PD-ja mori një goditje sepse është përdorur për llogari personale, ndryshe nga demokratët e hershëm.

“Por Ne vellezer e motra, kurre nuk beme llogarira personale, Kurre nuk e pame angazhimin ne politike si qellim ne vetvete, por ne kishim si lejtmotiv Idealizmin tone, pastertine tone dhe solidaritetin apsolut tonin”.

Ata kanë pohuar se zgjedhjet e sotme ishin false, pasi demokratët nuk u thirrën në Kuvendin e tyre, gjithashtu nuk u lejuan të ishin delegatë e të votonin pastër dhe pa manipulime.

“Sot ne Degen e Partise Demokratike Sarande, si asnjehere tjeter, u zhvillua nje “ votim “ fals dhe i shemtuar ne cdo aspekt te Tij. Per here te pare demokratet nuk u thirren ne Kuvendin e tyre, ata nuk u lejuan te ishin delegate e te votonin paster dhe pa manipulime, ata as u lejuan te zgjidhnin e as te zgjidheshin, atje shkuan e “ votuan “ disa “ te zgjedhur “ ne tavoline, menyra kjo me e ulet ne demokraci. Kjo eshte Ajo qe ndodhi sot fatkeqesisht”.

Demokratët e Sarandës kanë shprehur bindjen se nuk do të lejojnë që forca e tyre politike të shpërbëhet.

“Gjithsesi Ne nuk do te lejojme qe Forca Jone Politike te shperbehet, Ne do te vazhdojme me force misionin Tone, Ne do te jemi bashke, te forte, kryelarte, ne do te ecim perpara, per vendin tone, per te ardhmen e demokracise, Ne jemi Demokratet e vertete, kjo dite do te jete vetem nje moment i hidhur ne historikun e Deges Sone dhe asgje me shume. Respekt e Mirenjohje per Demokratet e Vertete”,– përfundon deklarata e demokratëve të Sarandës./cna.al

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al