• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhje lokale, dalin emrat e parë nga PS. Për Gjirokastrën…

11/03/2019
10 arsyet pse Edi Ramën e rrëzon vetëm Partia Socialiste

Partia Socialiste mund të përfshijë në garën e 30 qershorit për bashkitë 5 deputetë të saj. Dy javë para shpalljes zyrtare të kandidatëve për zgjedhjet vendore në kongresin e 23 marsit, publikohen emrat e shumicës së kandidatëve. Një pjesë rikandidojnë, ndërsa pjesa tjetër garojnë për herë të parë. Kështu, deputeti Pjerin Ndreu mendohet të kandidojë bashkinë e Lezhës, e cila aktualisht drejtohet nga Fran Frrokaj i PD.

Deputeti Flamur Golemi mund të kandidojë në Gjirokastër, bashki e drejtuar aktualisht nga Zamira Rami e LSI.

Ilir Xhakolli në Pogradec, aktualisht drejtohet nga Eduard Kapri i PD.

Safet Suli në Kamzë, aktualisht nga Xhelal Mziu i PD.

Nuri Belba për bashkinë e Përrenjasit, që drejtohet nga Miranda Rira e LSI.

Në kushte të tilla, pesë deputetët do të zëvendësohen nga emra të rinj nga lista e kandidatëve për deputetë të PS në zgjedhjet e 2017-ës.

Po ashtu, për bashkinë Berat pritet të konfirmohet Ervin Demo, ish-zv.ministri i Arsimit i cili dha dorëheqjen pas publikimit të plagjiaturës së doktoraturës. Në bashkinë e Delvinës PS do kandidojë Filip Xuzin, aktualisht drejtor i Postës shqiptare në Sarandë.

Një shqetësim mbeten dy bashkitë e mëdha, të Shkodrës dhe të Durrësit, për të cilat nuk është përcaktuar ende asnjë emër. Sa i përket Shkodrës, edhe pse u përfol se do të kandidojë Senida Mesi, ish-zv.kryeministrja e shkarkuar në dhjetor, duket se nuk ka kaluar pozitivisht sondazhet e kryera nga PS në këtë bashki.

Edhe Saranda nuk ka përcaktuar kandidatin zyrtar, por përfliten deputeti Alket Hyseni, Adrian Gurma, nënprefekti i Vlorës, Stefan Çipa dhe kryetarja aktuale Floriana Koka. Ndërkohë, kryeministri Rama ka konfirmuar disa prej kandidatëve. I fundit është Armando Subashi në Fier, i cili garon për një mandat të dytë.

Pak ditë më parë konfirmoi Erion Veliajn për Tiranën, po ashtu për një mandat të dytë. Po ashtu, ai konfirmoi edhe Sotiraq Filon në Korçë dhe Dritan Lelin në Vlorë. Safet Gjici do kandidojë për bashkinë e Kukësit, Gledian Llatja për Elbasanin, pasi Qazim Sejdini u tërhoq për një tjetër mandat.

Gjithashtu, janë konfirmuar për një tjetër mandat Tërmet Peçi në Tepelenë, Drec Dedaj në Mirditë, Kastriot Gurra në Librazhd, Fatos Tushe në Lushnjë etj.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al