Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaron se e nesërmja do të jetë një ditë e qetë dhe se për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë dislokuar edhe Forcat Speciale, të cilat do të ndërhyjnë vetëm në rastet kur mund të jetë e nevojshme.
Kryesisht forcat speciale janë dislokuar në bashkitë e drejtuara nga opozita.
Aktualisht ka prezencë të tyre në Dropull, Përmet dhe Gjirokastër. Situata momentalisht është e qetë, nuk ka raportime për incidente në asnjë zonë të qarkut. Opozita është tërhequr pas ultimatumit amerikan një ditë më parë.
©argjiroja.net









