• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet, kandidatët e mundshëm të PD-së për qarkun Vlorë

28/06/2020
Zgjedhjet, kandidatët e mundshëm të PD-së për qarkun Vlorë

Gjatë mujit korrik demokratët do të propozojnë kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat pavarësisht protestave dhe aktit ekstrem të djegies së mandateve nga opozita, do të zhvillohen në vitin 2021 sipas afatit kushtetues. Sipas udhëzimit të fundit të Bashës, do të jetë anëtarësia që do të propozojë kandidatët, ndonëse ka shumë dyshime se ky ka për të qenë një proces i hapur e i besueshëm dhe jo thjesht një farsë e radhës. Në bazë kanë nisur lëvizjet për të zgjedhur emrat më të mirë të demokratëve për betejën elektorale, e cila ka për të qenë më e vështirë se kurrë.

Le të ndalemi në qarkun Vlorë për të parë disa prej emrave më të mundshëm që do t’i prijnë listës së PD-së. Edhe pse është një qark ku PD s’ka epërsi, nuk ka rrugë tjetër përveçse përpjekjes për të maskimizuar rezultatin. I pari në listën e PD-së për këtë qark, duket se do të jetë Bujar Leskaj, kreu aktual me mandat të përfunduar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ish-ministri i qeverisë “Berisha” në mandatin 2005-2009, që mbahet mend sidomos për batutën me gozhdën dhe luftën që i shpalli Armando Dukës në krye të FSHF-së, pritet t’i rikthehet politikës aktive.

Vend në listë mund të ketë edhe për Nadire Meçorapajn, një emër që ashtu si erdhi në Kuvend në 2017 ashtu edhe u largua me djegien e mandateve; Pa lënë gjurmë! Ndryshe nga Agron Shehaj që e ngriti shumë profilin e tij politik dhe mbahet mend për denoncimin e disa skandaleve, mes të cilave spikat i për ndërtimin e Unazës së Re. Por rikandidimi i tij në Vlorë është në pikëpyetje, të paktën për momentin.

Qarku Vlorë ka edhe një specifikë tjetër. Aty jetojnë çamë e grekë bashkë. Natyrisht që për njerëzit ky nuk është problem fare dhe shumë mirë që nuk është, por sikleti i Bashës është tek renditja në listë. Kë do vëjë përpara, kandidatin e PBDNJ apo të PDIU? Të dy partitë janë në koalicionin opozitar. Nga PBDNJ me siguri që do të jetë sërish kryetari i saj, Vangjel Dule. Në fakt s’ka kush të jetë tjetër edhe po të kërkosh një emër të ri. Që pas Vasil Melos së ndjerë, PBDNJ ngeli një parti vetëm me Vangjel Dulen dhe shoferin e tij. Zgjedhje pas zgjedhjesh erdhi duke u zvogëluar në numra dhe e humbi primatin e të qenit forca e vetme ku minoriteti grek në Shqipëri çon votat.

Që Dashamir Tahiri të rikthehet në listë s’ka mundësi për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Shpëtim Idrizi do e ketë një emër tjetër për Bashën nga radhët e komunitetit çam në qarkun Vlorë. Genc Deromemaj edhe pse e humbi një betejë me Dritan Lelin në 2015, është ende në lojë për një vend në listën “Basha 2021” duke qenë se drejton degën lokale të PD-së në Vlorë.

Dikush teksa lexon këto radhë mund të pyesë: Pse duhen rikandiduar sërish të njëjtët njerëz? Arsyet janë të shumta, por mos kujtoni se është fort e lehtë të gjesh emra të spikatur që duan t’i bashkohen opozitës në kushtet e një pushteti gati absolut të Edi Ramës dhe aq më tepër në një qark të majtë si Vlora. Është si “sport ekstrem” të jesh me PD-në në Vlorë. Prandaj deri diku është i kuptueshëm edhe sikleti i Bashës që nga njëra palë zgjedhje në tjetrën rrotullohet pothuajse tek të njëjtët persona.

Saranda ka gjasa t’i sigurojë PD-së më shumë vota në këto zgjedhje me dy emra të mundshëm. Kreshnik Bozho dhe Jolio Dine. I pari humbi Bashkinë Sarandë pesë vite më parë për një grusht votash në Ksamil. Edhe pse humbja mbetet humbje, beteja e 2015 konsiderohet një nga rezultatet më të mira të PD-së në nivel lokal në kulmin e pushtetit të Edi Ramës dhe kësisoj, Bozho ende sot është vërtet një kandidat që i prish punë PS-së në zgjedhjet e vitit 2021.

Emri i dytë për Sarandën është Jolio Dine, një i ri premtues që i ka ngjitur me radhë shkallët e PD-së, nga aktivist i thjeshtë e deri në nivel drejtuesi i FRPD-së dhe prej disa kohësh anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Nëse Basha e ka seriozisht hapjen e partisë, promovimi i emrave të rinj si Dine etj, duhet të ndodhë medoemos në këto zgjedhje. Jolio Dine, me përvojë pune në sistemin bankar dhe në media, si dhe një emër i spikatur në radhët e demokratëve të Sarandës, ka shumë mundësi të jetë pjesë së listës së PD-së për qarkun Vlorë edhe për një arsye tjetër, që natyrisht nuk mjafton, por duhet marrë në konsideratë nga Basha. Duke qenë pjesë edhe e listës së vitit 2017, ai refuzoi të merrte mandatin kur i erdhi radha pasi opozita la Kuvendin. Dine nuk u bë kështu pjesë e cirkut banal me Kujtim Gjuzin, Kostaq Papën që kishte “mahnitur fëmrat kur ishte me flokë kaçurrel” apo Ervis Meçen e Delvinës që ngatërron Vaso Pashën me Gjergj Fishtën.

Këto ishin disa prej emrave të mundshëm të opozitës për qarkun Vlorë, pa përfshirë këtu LSI-në, e cila duket gati inekzistente edhe pse zgjedhjet parlamentare janë në prag. Megjithatë deri në zyrtarizimin e listave do të rrjedhin shumë ujëra dhe do të ketë plot lëvizje surprizë. Si në çdo palë zgjedhje që janë bërë në Shqipëri, edhe kësaj radhë do të luajë rol patjetër fuqia e parasë, si dhe lidhjet e tjera okulte me kupolën e partisë. Në Shqipëri nuk bëhesh dot deputet thjesht sepse gëzon mbështetje në elektorat, je profesionist i spikatur në një fushë të caktuar, ke një vokacion apo e shesh politikën si mision për të ndryshuar për mirë jetën e njerëzve. Duhen para dhe lidhje të tjera shumë të fuqishme. Le të presim për të parë se si do të rrjedhin gjërat në javët dhe muajt e ardhshëm.

©argjiroja.net 

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

18/12/2025
Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë

Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al