Socialistët zhvillojnë zgjedhje në 10 dhe 11 maj për delegatët e kongresit të qershorit. Dega e PS Gjirokastër ka zyrtarizuar tashmë listën me 38 kandidatë, të cilët do të zgjidhen nga anëtarësia. Bashkia Gjirokastër çon në kongres 18 delegatë. Nëse i hedh një sy listës, shumica e kandidatëve janë drejtues institucionesh dhe aktualisht janë delegatë të kongresit. Zgjedhjet ngjajnë të jenë një formalitet pasi me shumë mundësi delegatët e kongresit do të jenë po të njëjtët. ©Argjiroja.net