• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet në Greqi, votat blihen si në Himarë (VIDEO)

09/10/2023
Zgjedhjet në Greqi, votat blihen si në Himarë (VIDEO)

Krimi zgjedhor vazhdon edhe sot në Greqi, teksa procesi i votimit për drejtuesit lokalë vijon në të gjithë vendin.

Një kandidatë për Këshillin Bashkiak në Kalithea të Athinës ka intimituar zgjedhësit jashtë qendrës së votimit. Në një video të siguruar nga Top Channel, kandidatja duket teksa i jep votuesve fletë votimi të plotësuara, ndërkohë që mundohet të mos vihet re nga policët.

Ndërkohë, korrespondenti Artur Bibe raporton se dy kandidatë për këshillin bashkiak të Triandrias së Selanikut janë vënë në pranga. Ata u kapën duke shpërndarë fletë të plotësuara votimi.

Një ditë më parë, tre persona u arrestuan dhe katër të tjerë u shpallën në kërkim për krimin e blerjes së votës në zonën e Karditsës.

Sipas informacioneve nga policia arrestimi është kryer pas një denoncimi, sipas të cilit tre të arrestuarit dhe një nga të kërkuarit kishin blerë 500 karta identiteti kundrejt tarifës 50 euro secila, me ndërmjetës që u jepnin këto para zgjedhësve të tyre, tre personat që janë shpallur në kërkim.

Nga kontrollet e kryera në banesa, janë gjetur dhe konfiskuar shënime të shkruara me dorë dhe shuma totale prej 25 950 euro.

9.7 milion grekë kanë të drejtë vote për të zgjedhur drejtuesit e rinj lokal. Janë 1222 formacione lokale që pretendojnë këshillat e 332 bashkive të vendit, ndërsa 78 të tjera luftojnë për 13 qarqet e Greqisë, 12 prej të cilave mbahen nga konservatorët në fuqi, të cilët shpresojnë të fitojnë edhe qarkun e Kretës.

Fituesit marrin mandatin e tyre 5 vjeçar në 1 janar 2024. Të drejtë vote kanë të gjithë qytetarët që kanë mbushur moshën 17 vjeç dhe janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë. Edhe kësaj here nuk mungojnë në listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë apo qarku shtetasit shqiptarët që kanë të drejtë vote në Greqi. Kutitë hapen në orën shtatë të mëngjesit dhe mbyllen pas 12 orësh, ndërsa rreth orës 9 të mbrëmjes ora lokale do të fillojnë të dalin rezultatet e para./TCH

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Leonardo DiCaprio zbulon se nuk e ka parë kurrë Titanic-un

Leonardo DiCaprio zbulon se nuk e ka parë kurrë Titanic-un

17/12/2025
“Paguaj 2.5 miliardë paund ose do të dërgoj në gjyq”, Kryeministri britanik mesazh Abramovich-it

“Paguaj 2.5 miliardë paund ose do të dërgoj në gjyq”, Kryeministri britanik mesazh Abramovich-it

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al