• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet për kryetarin e PASOK, Androulakis fiton ndaj kryebashkiakut të Athinës

13/10/2024
Zgjedhjet për kryetarin e PASOK, Androulakis fiton ndaj kryebashkiakut të Athinës

Votuesit dhe mbështetësit e socialistëve grekë të PASOK-ut i kanë dhënë një shans të dytë Nikos Androulakis-it në raundin e dytë të zgjedhjeve për liderin e partisë, ku ai ka fituar me gati 59% të votave, ndaj rivalit të tij, kryebashkiakut të Athinës Haris Dhoukas që ka përqendruar 41% të votave.Epërsia e Androulakis, kryetari aktual i socialistëve, u duk që në raundin e parë të dielën e kaluar, kur në votime shkuan gati 303.000 grekë, përkundrejt vetëm 214.000 që votuan në raundin e dytë.

Me fitoren e tij mbyllet, të paktën përkohësisht një periudhë mosbesimi ndaj kreut të Pasok-ut për mënyrën se si ai menaxhonte institucionet dhe partinë, që e kishte detyruar atë të shkonte në zgjedhje të reja për lidershipin e kësaj force politike.

Rezultati sipas analistëve tregon se mbështetësit e socialistëve nuk u dukën të gatshëm për ndryshime të papritura në parti dhe së dyti ata besuan se Nikos Androulakis mund të sigurojë më mirë përqëndrimin e grekëve rreth kësaj force historike dhe kohezionin e partisë si në qendër ashtu edhe në rajon.

Mund të thuhet se mes dy kandidatëve, Androulakis u shfaq si një zgjedhje më e sigurt, për të mos eksperimentuar me tej tek Pasok-u, në këtë periudhë të vështirë për të gjitha partitë greke , që shohin shifrat e mbështetësve të tyre gjithnjë në rënie.

Por nga ana tjetër ekziston përsëri mosbesimi ndaj figurës së tij ,në se do të mund ta bëjë përsërë Levizjen Panhelenike Greke , forcë kryesore në qeverisjen e vendit ,duke konkuruar denjësisht konservatorët që janë më të përfituarit në këtë periudhë, kur partitë e opozitës janë në fazën e zgjedhjeve të lidershipit dhe përqindjet e tyre jane ende larg partisë në fuqi Demokracia e Re.

Kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas ka pranuar humbjen dhe ka telefonuar rivalin e tij duke I premtuar se do të jetë përsëri së bashku për të risjellë socialistët në pushtet.

Kohët e vështira për kreun e ri, Androulakis, që rinovoi drejtimin e PASOK-ut nisin në orët e ardhëshme me riorganizimin e strukturave të partisë dhe me një rinisje për të bindur se socialistët grekë do të mund të rifitojnë vrullin e një partie të pushtetit, në një moment kur Demokracia e Re regjistron një dobësim të forcës së saj,ndërsa edhe partia e dytë opozitare SYRIZA, përballet me probleme ekzistenciale dhe së shpejti shkon edhe ajo në zgjedhje për lidershipin e ri të saj.

Related Posts

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë, vajza denoncon në polici zhdukjen e babait të moshuar

24/02/2026
Motori del nga rruga, aksidentohet 46-vjecari në rrugën Ura e Leklit-Çarçovë
Kryesore

Motori del nga rruga, aksidentohet 46-vjecari në rrugën Ura e Leklit-Çarçovë

24/02/2026
Aksident në Memaliaj, ndërron jetë 68-vjeçari (Emri)
Kryesore

Shoferi i dehur në timon, aksident në Memaliaj

24/02/2026
Me armë pa leje në shtëpi, ndalohet 39-vjeçari nga Përmeti
Kryesore

Dyshohet se falsifikoi regjistrat e gjendjes civile në Memaliaj, nën hetim vajza nga Përmeti

24/02/2026
Zbulohet kanabis në Memaliaj, arrestohet 41-vjeçari
Kryesore

Borxhi i pashlyer, i riu nga Memaliaj rrëmben një makinë

24/02/2026
Bllokimi i kamionëve në juglindje, Doganat: Shtojmë kapacitetet në Kakavijë dhe Bllatë
Kryesore

Bllokimi i kamionëve në juglindje, Doganat: Shtojmë kapacitetet në Kakavijë dhe Bllatë

24/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë

Këlcyrë, vajza denoncon në polici zhdukjen e babait të moshuar

24/02/2026
“Pedofil, ke grua jashtë”/ Gimbo i kërkon ndjesë, Miri: Nuk ta pranoj, Selinën e admiroja për…

“Pedofil, ke grua jashtë”/ Gimbo i kërkon ndjesë, Miri: Nuk ta pranoj, Selinën e admiroja për…

24/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al