Dy burrat e zhdukur në Sarandë Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, ishin të njohur dhe madje miq mes tyre. Kjo gjë konfirmohet nga familjarët e tyre.
Pak orë pas publikimit të lajmit për zhdukjen misterioze, Policia e Sarandës ka shoqëruar disa persona, kryesisht lidhje të Leonard Thodhorit, të cilët pritet të japin dëshmi lidhur me zhdukjen e tij.
Fatmir Krasniqi rezulton pronar i një bar-restoranti në Ksamil të quajtur “Eldorado”, ndërkohë që dyshohet se në maj 2020 është plagosur me thikë në një konflikt.
Si Thodhori ashtu edhe Sulovari kanë precedentë të shumtë penalë dhe nuk përjashtohet mundësia që zhdukja e tyre të ketë prapavijë kriminale.