• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zhdukja e vajzës shqiptare në Greqi, flet avokati: Jam i bindur se…

05/12/2020
Zhdukja e vajzës shqiptare në Greqi, flet avokati: Jam i bindur se…

Vijon të mbetet misterioze historia e zhdukjes së një vajze shqiptare në Greqi, që prej datës 19 tetor 2020, kur doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më. Artemis Vassilis, u nis për një intervistë pune por prej 45 ditësh, fati i saj nuk dihet.

Sipas “Protothema”, zhdukja e vajzës po kthehet në një ngjarje misterioze dhe të afërmit e saj janë të bindur që e reja është gjallë dhe po mbahet me forcë diku, kundër vullnetit të saj.

“Jam i bindur që ajo është gjallë dhe se po mbahet nga disa persona kundër vullnetit të saj. Një fëmijë 19-vjeçar nuk mund të ketë vendosur zhdukjen e ‘persosur’ për arsyet e saj. Artemis u largua nga shtëpia për një intervistë pune. Ne bëmë një kërkim shumë të madh në Volos , sepse kishim dëshmi dhe informacione që Artemis do kalonte tek një dyqan lodrash, e shoqëruar nga dy burra rreth 30 vjeç. Për një javë ne bëmë kërkime me vëllain e saj, në mënyrë që të lokalizonim vajzën në zonën specifike, por fatkeqësisht pa rezultat,” është shprehur avokati i familjes.

“Ne gjithashtu kemi një dëshmi se ajo u pa në Peania, duke debatuar me dikë dhe më pas duke hipur në një makinë e cila u largua me shpejtësi te madhe…Jam i bindur që Artemis, nëse do të kishte mundësi, do të kontaktonte nënën dhe babanë e saj..Artemis ishte e lidhur me familjen e saj, ajo nuk kishte ndonjë problem dhe kjo është një shqetësim i veçantë për ne. Ne apelojmë, kushdo që ka parë dhe di gjënë më të vogël për Artemis, të kontaktojë qoftë edhe në mënyrë anonime me Policinë dhe të na ndihmojë”, apeloi avokati.

Sipas përshkrimeve të miqve të saj dhe familjarëve, Artemis ishte një vajzë romantike dhe e ndjeshme, një studente shumë e mirë në shkollë.

Ajo nuk u shkaktoi kurrë probleme prindërve të saj dhe kurrë nuk kishte shpërthime të zakonshme prej adoloshenteje, por gjithashtu rrallë fliste për ndonjë problem që e shqetësonte.

Ajo ishte vajza dhe motra perfekte.

Atë të premte ajo mbante të veshur pantallona të zeza , këmishë ngjyrë blu me vija të bardha dhe atlete, hapi derën dhe u largua për mos tu kthyer më.

Ose të paktën jo akoma siç duan ta besojnë njerëzit e saj, të cilët për 45 ditë makthi jetojnë në një agoni dhe pikëpyetje me çdo dëshmi nga ata që pretendojnë se e kanë parë diku në Greqi.

Që nga momenti kur Artemis mbylli derën e shtëpisë së saj, filloi makthi i familjes.

Elementi i vetëm i gjurmëve që ajo la pas është momenti nga një kamera sigurie që e tregon atë duke ecur ditën kur humbi gjurmët në një rrugë në Koropi në drejtim të stacionit të autobusit, me të cilin do të shkonte në destinacionin ku ishte nisur.

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi të gjithë liderë”, Ismajli: Shpresoj të vazhdoj kështu, Torino është rritur

“Jemi të gjithë liderë”, Ismajli: Shpresoj të vazhdoj kështu, Torino është rritur

22/12/2025
Gjendet pa shenja jete Shemi i grupit “Ilirët”

Gjendet pa shenja jete Shemi i grupit “Ilirët”

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al