Familja e ish-deputetit Vangjel Tavo është në zi prej mbrëmjes së 28 nëntorit. Vajza e tij e madhe, Evanthia Tavo, ndërroi jetë në një aksident tragjik pranë Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e trishtë e njoftoi vetë ish-deputeti përmes një mesazhi në Facebook.
Sot në fshatin e tij të origjinës në Jorgucat të Dropullit, do të bëhet edhe përcjellja për në banesën e fundit e vajzës. Mijëra mesazhe ngushëllimi janë dhënë në rrjetet sociale për 30-vjeçaren.
Ndërkohë i plagosur në gjendje të rëndë ndodhet edhe shoferi që drejtonte “Audin” me të cilin udhëtonte Evanthia Tavo. ©Argjiroja.net










