Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Livinë të Finiqit. Kryetari i bashkisë, Romeo Çakuli kërkon ndihmë për ndërhyrjen e helikopterit pasi zjarri rrezikon disa banesa. Forcat e shërbimit zjarrfikës të Finiqit e kanë të pamundur shuarjen e zjarrit. Flakët ndërkohë raportohet se rrezikojnë edhe banesa të fshatit.









