• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zjarr i madh në një masiv me pisha në Elbasan, rrezikohen banesa dhe një resort turistik

01/07/2025
Zjarr i madh në një masiv me pisha në Elbasan, rrezikohen banesa dhe një resort turistik

Mesditën e sotme, një tjetër vatër zjarri mjaft aktive ka shpërthyer në territorin në periferi të qytetit të Elbasanit .Vatra e dytë e zjarrit në këtë bashki sipas burimeve zyrtare është aktive në zonën e njohur si “Rruga e Teqes Mengel” në Elbasan.
Zjarri ka përfshirë një masiv me pisha dhe shkurre dhe flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime duke krijuar një situatë serioze për sigurinë e banorëve dhe pronave përreth. Zona e prekur ndodhet shumë pranë një resorti të njohur në periferi të qytetit si dhe dhjetëra banesave të Mengëlit , çka e bën situatën edhe më shqetësuese.
Për shkak të temperaturave të larta, erës dhe bimësisë së thatë, zjarri është përhapur me ritme të shpejta duke vështirësuar ndërhyrjen dhe kontrollin e flakëve.  Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Elbasanit të cilat ndodhen në terren që prej orëve të para të përhapjes së zjarrit, janë angazhuar edhe mjete dhe punonjës nga stacioni zjarrfikës i bashkisë Librazhd. Kjo mbështetje vjen si pjesë e bashkëpunimit ndërinstitucional për përballimin e emergjencave të këtij lloji.
Forcat zjarrfikëse po punojnë në kushte të vështira për të frenuar përhapjen e flakëve duke synuar të mbrojnë resortin dhe banesat pranë zonës së rrezikuar. Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet në sipërfaqen pyjore janë të konsiderueshme dhe situata vazhdon të jetë e paqëndrueshme. Autoritetet kanë vendosur në gadishmëri strukturat e mbrojtjes civile, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin qëndrimin pranë zonës së zjarrit.
 
 
Gjithashtu, kërkohet që çdo sinjal për shpërthim të vatrave të reja të raportohet menjëherë te shërbimet përkatëse.Hetimet paraprake për shkaqet e zjarrit kanë nisur, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo për shkak të kushteve natyrore dhe pakujdesisë njerëzore.
Zjarret në këtë periudhë të verës vijojnë të jenë një kërcënim serioz për mjedisin dhe pronën private, ndërsa strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri për të përballuar çdo situatë të ngjashme.Ky është zjarri i dytë masiv i rregjistruar në periferi të qytetit të Elbasanit .

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al