Prej disa javës vendi ynë është përfshirë nga zjarre të shumta që kanë rënë, duke djegur shumë zona pyjore.
Ndërsa ditën e sotme një zjarr i madh ka rënë në një terren pyjor në Bashkinë Konispol, më saktë në zonën e Makërgjonit afër fshatit Markat.
Vendi ku ka rënë zjarri është terren mjaft i vështirë, çka nuk lejon që zjarrfikëset apo edhe banorët e fshatit të mundohen sadopak për të shuar zjarrin.
Për këtë arsye, banorët bëjnë thirrje që të ndërhyhet nga ajri pasi zjarri mund të përparojë deri në vreshtat apo zonën e banuar.