Rreth orës 19:00, shërbimet zjarrfikëse u njoftuan për një zjarr të rënë në lagjen “Granic’. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët u nisën drejt vendngjarjes, ku konstatuan se një banesë e ndodhur në katin e dytë të një pallati 5-katësh ishte përfshirë nga flakët.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të forcave zjarrfikëse, u bë e mundur izolimi i zjarrit dhe, brenda një kohe të shkurtër, flakët u vunë plotësisht nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tyre në banesat e tjera.
Si pasojë e zjarrit janë regjistruar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit po hetohen nga autoritetet përkatëse.









