Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një dyqan që shet pjesë këmbimi në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi pranë zonës së njohur si ish NSHN-ja. Dyshimet janë se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike pranë televizorit. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës, u arrit shuarja e flakëve. Nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. /Argjirolajm.net









