Një zjarr ka rënë në një shtëpi në Këlcyrë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Mekam’. Policia thotë se banesa ishte në pronësi të shtetasit S.E, 60 vjeç, banues në Këlcyrë, por ishte marrë me qira nga 82-vjeçarja S.G. Flakët kanë shkrumbuar gjithçka në banesën e të moshuarës. Nga veprimet e para hetimore, rezulton se djegia e banesës është shkaktuar nga një bombol gazi që përdorej për gatim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për ngjarje aksidentale.
© ArgjiroLajm.net









