Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:50, dyshohet se për shkak të lënies ndezur, për një kohë të gjatë, të sobës për gatim, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. Ç., 86 vjeç, në lagjen “Manalat i dytë”. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e rënies së zjarrit.









