Një zjarr ka rënë para pak minutash në një pallat në Gjirokastër. Nga të dhënat e para mësohet se shkak i zjarrit është një defekt në një kabinë elektrike. Nga frika banorët kanë dalë prej apartamenteve të tyre. Në vendngjarje ndodhet forca të shërbimit zjarrfikës dhe Policisë së Shtetit. Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë sipas specialistëve situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik. Argjirolajm.net sjell pamje nga jashte pallatit ku raportohet ngjarja.









