Pas djegies së një banese në Memaliaj një tjetër vatër zjarri është regjistruar në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Granicë”. Nga të dhënat paraprake mësohet se zjarri ka rënë në tarracën e një pallati, ku ishin stivosur disa metër kub lëndë drusore. Fatmirësisht s’ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes janë forcat e Shërbimit Zjarrfikës dhe Policisë së Shtetit. Shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura. Argjirolajm.net sjell pamje nga vendi i ngjarjes.