POLICIA E SHTETIT
Po ditën e djeshme, në fshatin Borockë, Përmet, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. M., 35 vjeç. Si pasojë e zjarrit janë djegur plotësisht dy dhoma të banesës. Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Grupet hetimore vijojnë veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.