Një zjarr ka rënë mbrëmjen e kaluar në Gjirokastër në zyrat e institucionit financiar të mikrokredisë, “Kredo.al”. Policia thotë se dyshohet që shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike
“Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është shkaktuar zjarr në zyrën e një institucioni financiar, pa shkaktuar probleme në njerëz por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.