20 hektarë tokë janë shkrumbuar si pasojë e zjarreve që ranë në fshatrat Palokastër dhe Qesarat të Gjirokastër Sipërfaqet e djegura janë kryesisht shkurre. Sipas bashkisë së Gjirokastër nga zjarri u rrezikuan disa banesa dhe shkolla e fshatit Palokastër. Nënkryetari Ylli Muho akuzoi blegtorët se i kanë vënë zjarret qëllimisht.
“Unë sot akuzoj edhe një pjesë të mirë të qytetarëve, të pandërgjegjshëm, kryesisht blegtorë të cilët nën efektin e bërjes mirë të kullotës për ta pasur në stinën e dimrit, i nxjerrin sytë këtij shteti dhe qytetarëve duke bërë veprime të tilla dukë bërë veprime të tilla e duke vënë zjarre”, ka thënë ai.
Për blegtorët ka edhe një paralajmërim. “Nëse do të hasen vatra zjarri në territorin e një kontrate kullote, atëherë ajo do të prishet”, është shprehur ndër të tjera ai. Janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për zjarret. / ABC