• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zjarret në Greqi, humbasin jetë jetën tre persona

07/08/2021
Zjarret në Greqi, humbasin jetë jetën tre persona

Zjarret e papara që kanë përfshirë Europën jugore shkaktuan viktimat e para në Greqi. Situata është kritike, era vazhdon të përhapë zjarret. Zjarret në veriun e kryeqytetit grek, Athinë nuk janë shuar ende, sepse gjithmonë krijohen vatra të reja zjarri dhe era i përhap ato. Së fundmi kërcënohej nga zjarret edhe qyteti i vogël 25 km larg Athinës, Egjios Stefanos. Pamjet televizive tregojnë policët që detyrojnë edhe banorët e fundit të qytetit prej 10.000 vetësh të largohen nga shtëpitë, shumë njerëz u larguan në panik, por ka edhe nga ata që nuk duan të largohen.

Qindra zjarrfikës luftojnë me ndihmë nga Franca, Suedia, Rumania, Qiproja e Zvicra kundër zjarreve masive. Një 38 vjeçar në veri të Athinës ndërroi jetë, pasi u godit nga një shtyllë elektrike. Në afërsi të Kryonierit ndërroi jetë edhe presidenti i Dhomës së Industrisë e Tregtisë në Athinë, Konstantions Michalos, i cili u gjet pa jetë në fabrikën e tij shumë pranë zjarreve. Edhe dy zjarrfikës janë dërguar në spital në gjendje kritike. Mjaft të tjerë shkuan në spitale me djegie apo helmim nga tymi.

Mijëra vetë ndërkohë kanë humbur strehët e tyre. Qeveria ofron ndërkohë fjetjen falas në hotele, por shumë vetë duan të rikthehen në shtëpitë e tyre, kur ato nuk janë djegur apo kur duket se rreziku i zjarreve është larguar. Me temperatura 40 deri në 45 gradë Celcius Greqia po përjeton një nxehtësi të pazakontë. Mbrojtja Civile i lajmëron qytetarët me SMS në të gjithë vendin për “rrezikun ekstrem të zjarreve në ditët e ardhshme. “Po qe se disa vetë ende pyesin, nëse ndryshimi i klimës është realitet, ata duhet të vijnë këtu”, u shpreh kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizite në zonat ku kanë rënë zjarret./DW

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ishin ditë që më testuan shumë…”/ Çfarë i ndodhi Alaudin Hamitit pak para BBVK?

“Ishin ditë që më testuan shumë…”/ Çfarë i ndodhi Alaudin Hamitit pak para BBVK?

31/12/2025
INTERVISTA/ “Egnatia nuk ndalet, 2026-ta viti ynë sërish”, Tetova flet me zemër, zbulon objektivat

INTERVISTA/ “Egnatia nuk ndalet, 2026-ta viti ynë sërish”, Tetova flet me zemër, zbulon objektivat

31/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al