Zjarri i rënë një ditë më parë në fshatin Turan të Tepelenës ka bërë dëme të mëdha.
Siç njofton policia janë djegur rreth 74 ha kullotë e shkurre si dhe janë dëmtuar 500 rrënjë ullinj, 500 rrënjë hardhi, 600 pemë bajame, 30 pemë arra, 30 pemë mollë dhe 30 shegë.
Zjarri ra në vendin e quajtur ‘Zharrë’.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.