Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer mesditën e sotme në malin e Shashicës, në Vlorë, duke vënë në alarm autoritetet vendore.
Terreni i thepisur e ka bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka, duke detyruar kërkesën për ndihmë ajrore.
Aktualisht, dy avionë zjarrfikës nga Greqia janë përfshirë në operacion, duke kryer hedhje uji mbi zonën e përfshirë nga flakët.
Zjarri është përhapur me ritme të shpejta, duke rrezikuar të përfshijë zonat e banuara në afërsi të fshatit Kaninë.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës janë të pranishme në terren dhe po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës, në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.









