Nuk ka fund fatkeqesia per familjen Haxhiaj ne fshatin Asim Zeneli ne Gjirokaster. Pas bashkeshortit qe u dogj nga zjarri apokaliptik i para disa diteve, sot mesohet se ka nderruar jete edhe bashkeshortja. Tatiana Haxhiaj, 60 vjeç, kishte djegie ne mbi 80% te trupit. Pas disa ditesh mjekimi ne spital ajo nuk ia doli dot ta fitonte betejen me vdekjen. Gruaja behet keshtu viktima e dyte e zjarreve ne Shqiperi. Dite me pare disa vatra zjarri shperthyen ne fshatrat e Lunxherise dhe Antigonese, duke shkrumbuar hektare te tere me kullota e te mbjella te banoreve. ©argjiroja.net










