• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zjarri në landfillin e Elbasanit, kreu i Emergjencave, Sinani: Po punohet me 20 mjete, era, gazet dhe temperaturat e larta acarojnë vatrën!

02/07/2025
Zjarri në landfillin e Elbasanit, kreu i Emergjencave, Sinani: Po punohet me 20 mjete, era, gazet dhe temperaturat e larta acarojnë vatrën!

Operacioni për shuarjen e flakëve në landfillin e Elbasanit po vijon në ditën e dytë, teksa të paktën 20 mjete të ndryshme ndodhen në terren për shuarjen me ujë, shkumë dhe mbulimin me dhe, pasi vatra është në brendësi dhe e padepërtueshme, kurse gazet dhe era janë faktorë që riaktivizojnë vatrën.Ndriçim Sinani, drejtori i Emergjencave të Elbasanit, dha një deklaratë sot për gazetarët, ku shpjegoi situatën, masat e marra, rreziqet dhe shkaqet e mundshme. Për shkakun ai tha se do priten hetimet, kurse shkalla e ndotjes përcaktohet nga Ministria e Mjedisit. Prioriteti kryesor mbetet shuarja e plotë e vatrës.
“Aktualisht jemi duke punuar që prej orës 16:00 të ditës së djeshme, non stop, me mjete të rënda dhe të zjarrfikëseve, për shuarjen e vatrës së zjarrit, për mbulimin me dhe. Si dhe për mbylljen totale të fenomenit që ndodhi në landfill. Po punohet me mbi 20 mjete të rënda, zjarfikëse, fadroma, kamionë, traktorë me zinxhirë, si dhe zjarrfikëset nga i gjithë qarku Elbasan, zjarrfikëset e Ministrisë së Mbrojtjes, kamzës, Beratit. Zjarri është i vështirë për t’u vënë nën kontroll sepse vatra e zjarrit është në brendësi dhe përbërja e mbetjeve urbane dhe lëndëve është e ndryshme dhe shkaktojnë zjarr dhe gaze të ndryshme dhe acarojnë situatën. Kemi marrë masa me ujë me shkumë, mbulim me dhe e zhavor. Vatrat janë nën kontroll, nuk kemi zjarr aktiv, punohet me mbulim me dhe, ka vetëm tym, s’e shohim dot por ne do vijojmë mbulimin e do vazhdojmë edhe gjatë natës. Ndikimi i gazrave ndikon në acarimin e situatës”, tha Sinani.
Ai nuk dha shkaqe për ngjarjen, pasi i mbetet organeve kompetente ta zbulojnë, por shpjegoi se temperaturat e larta, era që fryn dhe gazrat e lëndëve të para në landfill, e acarojnë situatën dhe vështirësojnë aksionin.
“Është ende herët për shkaqet, organet kompetente po punojnë për situatën. Puna jonë është të zgjidhim sa më shpejt problemin, jo vetëm për Elbasanin, por edhe në të tjerat. Dje kishim 4 vatra zjarresh që u fikën në kohë rekord edhe me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes. Aktualisht nuk kemi asnjë vatër, me përjashtim të landfillit ku po punojmë aktualisht. Ka një problem me zjarret në landfille sepse janë në brendësi dhe për shkak të gazeve acarohen, por edhe për shkak të erës që fryn riaktivizohet. Shkallën e ndotjes nuk mund ta them sepse atë e ka Ministria e Mjedisit që ka edhe aparaturat për matjen”, tha zyrtari vendor.
I pyetur për rreziqet e mundshme ndaj forcave në aksion, pasi dëgjohen edhe shpërthime, Sinani shpjegoi se nuk ka shpërthime municionesh, por vetëm të kavanozëve apo shisheve dhe nuk përbëjnë rrezik për forcat që ndodhen në distancë. Kurse për ndotjen dhe asfiksimin ishin marrë masat.
“Për ndotjen janë marrë masa, por shpërthimet në landfill janë të vogla, nuk ka rrezik për punonjësit, janë kryesisht kavanozë dhe shishe që shpërthejnë, por nuk ka municione. Temperaturat e larta kanë ndikuar në avancimin e zjarrit, por edhe cilësia e materialeve, lëndës së parë në landfill, që çlirojnë gazet, bëjnë të mundur riaktivizimin e zjarrit, edhe pse punohet pa ndërprerje. Vetëm mbulimi i plotë i landfillit bën eleminimin total të situatës”, përfundoi Sinani.

Related Posts

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Salah dhe problemet me Liverpoolin, Carragher: Ja dëshira ime për të ardhmen e tij

Salah dhe problemet me Liverpoolin, Carragher: Ja dëshira ime për të ardhmen e tij

18/12/2025
Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra

Largimet nga Tirana vetëm shtohen, sulmuesi zhduket nga bardheblutë

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al