Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në vendin e quajtur “Korie e fshatit”, në afërsi të fshatit Picar, është djegur një sipërfaqe toke. Vijon puna për identifikimin dhe vënien e autorit/ëve përpara përgjegjësive ligjore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.