• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zjarrvënie të qëllimshme, Policia arreston dy autorë në Vlorë e Sarandë

10/08/2021
Shqipëria në flakë, ja cilat janë vatrat aktive në të gjithë vendin

Dy autorë të zjarrvënieve në Vlorë e Sarandë janë arrestuar nga Policia. Një 41-vjeçar me emrin Gëzim Meço në Tragjas dogji një sipërfaqe me 1500 m2 shkurre dhe 20 rrënjë ullinj kurse një tjetër në Shelegar i vendosi zjarrin një kullote. Policia ka një apel për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do të përballen me ligjin teksa i fton të denoncojnë për çdo rast.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Në Vlorë e Sarandë kapen dhe vihen në pranga 2 autorë të dyshuar për zjarrvënie.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M, 41 vjeç, banues në fshatin Tragjas.

Ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe 1500 m2 me shkurre dhe rreth 20 rrënjë ullinj, në fshatin Tragjas.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. L., 23 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe kullosore në fshatin Shelegar. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

23/12/2025
VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al