Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin për dy javët e ardhshme. Siç dihet në javën e 23-të do të ketë sërish ndryshim stadiumi, pasi Vllaznia – Vora do të luhet në Vorë pas marrëveshjes në fazën e dytë.
Data 6 shkurt, pikërisht e premtja që po vjen, do të shikojë të luhen katër ndeshje në të njëjtën ditë. Krahas Vllaznia—Vora, do të marrë jetë edhe Bylis—Partizani. Elbasani do e presë Teutën më pas në orën 16:30. Dita do të mbyllet me Flamurtari-Egnatia, që nis në orën 19:00.
Java do të mbyllet me derbin Tirana-Dinamo. Ky takim në “Selman Stërmasi do të nisë në orën 13:30.
Për Tiranën është rezervuar derbi edhe në javën e 24-të. FSHF ka zyrtarizuar se Partizani do e presë këtë takim ditën e diel, 15 shkurt, prej orës 19:30.
Më 14 shkurt, gjithçka do të niste me Vora-Egnatia, për t’u mbyllur me Teuta-Bylis në orën 16:30. Para derbit të Partizanit me Tiranën të dielën, Vllaznia mat forcat me Elbasanin dhe Dinamo ndaj Flamurtarit.
-JAVA 23
6 shkurt(e premte)
Vllaznia – Vora, ora 13:30 (Stadiumi “Vora”)
Bylis – Partizani, ora 13:30 (Stadiumi “Adush Muça”)
Elbasani – Teuta, ora 16:30 (Stadiumi “Elbasan Arena”)
Flamurtari – Egnatia, ora 19:00 (Stadiumi “Flamurtari”)
7 shkurt(e shtunë)
Tirana – Dinamo, ora 13:30 (Stadiumi “Selman Stërmasi”)
–JAVA 24
14 shkurt(e shtunë)
Vora – Egnatia, ora 13:30 (Stadiumi “Vora”)
Teuta – Bylis, ora 16:30 (Stadiumi “Niko Dovana”)
15 shkurt(e diel)
Vllaznia – Elbasani, ora 16:30 (Stadiumi “Loro Boriçi”)
Dinamo – Flamurtari, ora 16:30 (Stadiumi “Air Albania”)
Partizani – Tirana, ora 19:30 (Stadiumi “Air Albania”)
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









