Thomas Brdaric ka firmosur me Drenicën. Ish-tekniku i Vllaznisë ka vendosur që të drejtojë skuadrën e Superligës së Kosovës, me lajmin që është bërë i ditur së fundmi.
“Të nderuar qytetarë të Drenicës, tifozë të zjarrtë kuqezinj, miq të futbollit dhe i gjithë opinioni kombëtar. Sot, FC Drenica shkruan një faqe të re në historinë e futbollit tonë”.
“Me krenari ju njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë afatgjate me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdaric, një emër i madh i futbollit gjerman, ish-lojtar i Bundesligës dhe trajner i suksesshëm në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, ku ai ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









