Ja lista sipas viteve të akreditimit
Është zyrtare; Universiteti i Tiranës, nga të gjithë universitetet shtetërore, është universiteti më i dobët, me vetëm 1 vit akreditim nga 6 që është maksimalja, pra me vetëm rreth 15% të standardeve të plotësuara.
Ka përfunduar dilema dhe debati i kësaj jave në media në lidhje me vendimin e këshillit të akreditimit mbështetur mbi raportin e ekspertëve të agjencisë britanike QAA, (Quality Assurance Agency), për përfundimin e akreditimit të të gjithë universiteteve shtetërore dhe disa prej universiteteve private në vend. Pjesa tjetër e universiteteve private vazhdojnë dhe vendimet do të merren në muajin tetor-dhjetor, dhe deri në fund të vitit i gjithë procesi ka përfunduar.
Lajmi është se universitetet publike, pa përjashtim të 12-të, kanë dalë me standarde të mangëta, standarde të paplota dhe e gjithë panorama e universiteteve shtetërore është ashtu siç përflitej, shumë larg standardit maksimal, standardit ligjor shqiptar, i cili i referohet standardeve ligjore europiane.
I 12-i është renditur Universiteti i Tiranës, i 11-i Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës me dy vite akreditim nga gjashtë, pastaj vijnë Universiteti Politeknik, universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Universiteti i Sporteve, Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, universiteti “Eqerem Cabej” në Gjirokastër, me gjysmën e kritereve me 3 vite nga 6 vite akreditim, ose përafërsisht me 50% të standardeve.
Në grupin tjetër hyjnë 3 universitete; Universiteti Bujqësor i Tiranës, universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe Universiteti i Arteve, me përafërsisht 70% të standardeve.
Në grupin e parë hyn Universiteti i Mjeksisë së Tiranës, dhe Universiteti “Fan Noli” i Korcës, që kanë arritur rreth 80% të standardeve, kanë marrë akreditimin 5 vite nga 6 vite që është totali.
Ndërkohë panorama e universiteteve private, 4 universitete private të akredituara deri më tani, është krejt ndryshe. Universitetet private janë me 5 ose 6 vite akreditim, në grupin e universiteteve deri më tani. Universiteti “Marin Barleti” plotëson të gjitha standardet dhe renditet i pari me 6 vite akreditim, me maksimalet, kurse Universiteti Europian i Tiranës, Kolegji Universitar i Tiranës dhe Shkolla e Lartë “Nehemiah Gateëay”, me 5 vite realizim të standardeve, mbi 85% të standardeve.
Kjo diferencë midis panoramës së sektorit privat dhe sektorit shtetëror është tipike edhe sipas vlerësimeve të tjera ndërkombëtare edhe në rajon dhe thekson avantazhin e sektorit privat ose sektorit të pavarur në vend, edhe pse ky sektor është i ri, relativisht ka një jetë 15-vjeçare që kur profesori Gramoz Pashko themeloi universitetin e parë privat në Shqipëri, Universitetin e Neë York-ut.
Akreditimi i pjesës tjetër të institucioneve private është planifikuar për muajin tetor dhe deri në muajin dhjetor do të përfundojë e gjithë panorama e mjedisit akademik shqiptar.
Është hera e parë që universitetet shtetërore futen në procesin e akreditimit, ndërkohë që ky proves ka qenë i zakonshëm për universitetet private. Është hera e parë që zbatohet parimi një kut-një masë për akreditimin institucional, një prej dy akreditimeve që kërkon legjislacioni shqiptar.
Akreditimi i programeve të studimeve mbetet një sfidë dhe një proces tjetër për universitetet shtetërore për t’u parë, ndërkohë që universitetet private janë të akredituara.
Akreditimi është një bazë e mirë për shoqërinë dhe aktorët institucionalë për të përmirësuar sistemin dhe është një bazë e mirë për prindërit dhe studentët për të dalluar se në cilin universitet të shkojnë.
Procesi i renditjet nuk ka ndodhur akoma në Shqipëri, por e kanë kryer vende të përafërta me ne siç është Maqedonia, që ka ftuar agjensinë presitigjoze të rankimit, Shangai.
Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë | Organizimi i Institucionit | Lloji i Institucionit | Kohezgjatja |
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë | Publik | Vendim BA Nr. 69, datë 21.09.2017 | 5 vite |
Universiteti Fan S. Noli, Korçë | Publik | Vendim BA Nr. 65, datë 21.09.2017 | 5 vite |
Universiteti i Arteve | Publik | Vendim BA Nr. 68, datë 21.09.2017 | 4 vite |
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës | Publik | Vendim BA Nr. 10, datë 07.04.2017 | 4 vite |
Universiteti Bujqësor i Tiranës | Publik | Vendim BA Nr. 11, datë 07.04.2017 | 4 vite |
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër | Publik | Vendim BA Nr. 67, datë 21.09.2017 | 3 vite |
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë | Publik | Vendim 71 Nr. 63, datë 21.09.2017 | 3 vite |
Universiteti i Sporteve të Tiranës | Publik | Vendim BA Nr. 64, datë 21.09.2017 | 3 vite |
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” | Publik | Vendim BA Nr. 8, datë 07.04.2017 | 3 vite |
Universiteti Politeknik i Tiranës | Publik | Vendim BA Nr. 13, datë 07.04.2017 | 3 vite |
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër | Publik | Vendim BA Nr. 70, datë 21.09.2017 | 2 vite |
Universiteti I Tiranes | Publik | Vendim BA Nr. 62, datë 21.09.2017 | 1 vit |
Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë | Organizimi i Institucionit | Lloji i Institucionit | Kohezgjatja |
Shkolla e lartë universitare, jopublike, “Universiteti “Marin Barleti”” | Privat | Vendim BA Nr. 9, datë 07.04.2017 | 6 vite |
Shkolla e Larte “Nehemia” | Privat | Vendim BA Nr. 63, datë 21.09.2017 | 5 vite |
Kolegji Profesional i Tiranës | Privat | Vendim BA Nr. 66, datë 21.09.2017 | 5 vite |
Universiteti Europian i Tiranës | Privat | Vendim BA Nr. 12, datë 07.04.2017 | 5 vite |