• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zyrtare nga policia: Shpallen në kërkim edhe dy inspektorët e drejtoreshës së Bashkisë Sarandë, ‘mbyllën sytë’ para ndërtimeve pa leje

28/02/2022
Zyrtare nga policia: Shpallen në kërkim edhe dy inspektorët e drejtoreshës së Bashkisë Sarandë, ‘mbyllën sytë’ para ndërtimeve pa leje

Operacioni “Heshtja” i finalizuar pak ditë më parë kundër ndërtimeve pa leje në Sarandë është shtrirë në shkelje të tjera të zyrtarëve në këtë qytet. Policia ka njoftuar se janë shpallur në kërkim M. A., 30 vjeç, dhe N. J., 26 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Sarandë.

Ata dyshohet se kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me Kryeinspektoren e IMT Romina Pulaj a arrestuar pak ditë më parë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “HESHTJA”. Shpallen në kërkim dy shtetas. Më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “HESHTJA”, është arrestuar shtetasja R. P., 31 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç.

Në vijim të operacionit policor të koduar “HESHTJA”, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve pa leje në qytetin e Sarandës, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë shpalljen në kërkim të shtetasve M. A., 30 vjeç, dhe N. J., 26 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Sarandë.

Pasi janë siguruar prova ligjore në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katesh ende të pa perfunduar por edhe disa shtesa pa leje, në disa pallate në ndërtim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin Nr.21, datë 24.02.2022, ka vendosur për këta dy shtetas, masat e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, per veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,

Të dy këta shtetas dyshohet se me veprimet/mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me Kryeinspektoren e IMT R. P., e arrestuar me datë 21.02.2022, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim
Kryesore

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim

04/03/2026
edi rama, gledis nano, policia e shtetit
Kryesore

Gledis Nano: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

04/03/2026
Rrëzohet aksidentalisht dhe përplas kokën, ndërrron jetë 10-vjeçari shqiptar në Itali
Kryesore

Rrëzohet aksidentalisht dhe përplas kokën, ndërrron jetë 10-vjeçari shqiptar në Itali

04/03/2026
E rëndë në Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës
Kryesore

E rëndë në Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës

04/03/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rogerti s’ndalet me Selin: Ti do vetëm burra me lekë

Rogerti s’ndalet me Selin: Ti do vetëm burra me lekë

04/03/2026
Bad Bunny thyen rekorde me performancën në Super Bowl, mbi 4 miliardë shikime në total

Bad Bunny thyen rekorde me performancën në Super Bowl, mbi 4 miliardë shikime në total

04/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al