• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zyrtare, varianti “Delta” i COVID-19 mbërrin në Shqipëri

25/07/2021

Tashmë është zyrtare. Varianti “Delta” i COVID-19 ka mbërritur edhe në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, në vijim të procesit të monitorimit të situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.

Ministria e Shëndetësisë thekson se konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë. Ministria apelon qytetarët të vaksinohen në qendrën më të afërt të vaksinimit, në qendër shëndetësore, qendrat e vaksinimit masiv apo me njësitë lëvizëse.

“Vaksinimi, shpëton jetë! Vaksinat veprojnë, ato reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit” kërkon ministria e Shëndetësisë.

“Konmfirimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit Covid19 dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë” shprehet ministrja Ogerta Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë u drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë rigorozisht masat parandaluese “Vetëkarantinimin paraprak në rastet kur keni shenja të virusit Covid19 apo nëse keni patur kontakte me persona të konfirmuar me këtë virus. Ftojmë qytetarët të kontaktojnë menjëherë me mjekun e familjes për çdo dyshim dhe të zbatojnë udhezimet e mjekut për protokollin e ndjekjes dhe trajtimit.

Për çdo emergjencë shëndetësore kontaktoni në numrin unik 127 me Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Edhe një herë, Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim masiv, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm”. Aktualisht në Shqipëri janë kryer 1,134,085 vaksinime, nga të cilat, 496,714 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anticovid. Edhe sot vijon vaksinimi i hapur për çdo qytetar +18 vjeç në qendrat e vaksinimit kudo në vend, deri në orën 8 të mbrëmjes.

Related Posts

I kërkon shtetit 1 milionë euro për ministren “Diella”, reagon për herë të parë aktorja Anila Bisha: Ata që nuk duan kryeministrin, më urrejnë edhe mua!
Kryesore

I kërkon shtetit 1 milionë euro për ministren “Diella”, reagon për herë të parë aktorja Anila Bisha: Ata që nuk duan kryeministrin, më urrejnë edhe mua!

16/02/2026
Dash Sula “zhduk” të gjitha shenjat që e lidhnin me Partinë Demokratike, pastron edhe profilin e tij në Facebook
Kryesore

Dash Sula “zhduk” të gjitha shenjat që e lidhnin me Partinë Demokratike, pastron edhe profilin e tij në Facebook

16/02/2026
Kryesore

Me ftesë të Donald Trump, Edi Rama më 19 shkurt udhëton drejt Uashingtonit për Bordin e Paqes

15/02/2026
Rama në Uashington dhe sinjali politik për Shqipërinë
Kryesore

Rama në Uashington dhe sinjali politik për Shqipërinë

15/02/2026
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, çfarë ndodh me motin në fundjavë
Kryesore

Moti i keq godet Shqipërinë/ Paralajmërimi i IGJEUM: Priten reshje intensive dhe ngrica

14/02/2026
Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes
Kryesore

Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes

14/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I kërkon shtetit 1 milionë euro për ministren “Diella”, reagon për herë të parë aktorja Anila Bisha: Ata që nuk duan kryeministrin, më urrejnë edhe mua!

I kërkon shtetit 1 milionë euro për ministren “Diella”, reagon për herë të parë aktorja Anila Bisha: Ata që nuk duan kryeministrin, më urrejnë edhe mua!

16/02/2026
Dash Sula “zhduk” të gjitha shenjat që e lidhnin me Partinë Demokratike, pastron edhe profilin e tij në Facebook

Dash Sula “zhduk” të gjitha shenjat që e lidhnin me Partinë Demokratike, pastron edhe profilin e tij në Facebook

16/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al