• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘​Përfundimisht është bërë shumë usta’

09/10/2021
‘​Përfundimisht është bërë shumë usta’

Nga Klodian Tomorri

‘Përfundimisht është bërë shumë usta!’

‘Doli para mediave dhe foli për krizën e rëndë. Shpalosi planin me tre pika, ku 2 nga pikat ishin s’do ketë kufizime dhe nuk do ketë rritje të çmimit për familjet dhe biznesin e vogël. Dmth dy nga pikat e planit ishin që nuk do bëjmë asgjë.

Mediat i peshkoi. Të gjithë u lëshuan me titujt lehtësues; kryeministri jep lajmin e mirë, nuk ka rritje çmimi energjie për familjet dhe biznesin e vogel etj etj. Fitore e madhe me një fjalë.

Askush nuk bën pyetjen më të thjeshtë dhe llogjike të mundshme; mirë për familjet dhe biznesin e vogel s’do rritet, por me biznesin e mesëm dhe të madh çfarë do ndodhë?

Së dyti, çfarë nënkuptohet me biznes i vogël se këtu është bërë një lëmsh i madh me kategorizimin e biznesit që nuk merret vesh më. Dmth ku do të fillojë kërbaçi?

Tani ajo që nuk kuptova unë, është kjo:

Do rrisë çmimin direkt për të gjitha bizneset me xhiro mbi 10 milionë lekë në vit.

Do rrisë çmimin direkt për biznesit me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit?

Do e rrisë vetëm për ata që janë të lidhur në tensionin e mesëm?

Apo do i nxjerrë jashtë nga furnizimi i rregulluar për të bërë rritje të fshehte, që kur të kthehen tek furnizuesi fundor, dmth OSHEE, t’u kercasë 300 lekëshi për kilovat ballit?

Nga 1 janari, një nga këto katër skenaret sipër është ngjarje e sigurtë me probabilitet 1. Më pas pyetjet vazhdojnë:

Kur t’u rritet këtyre bizneseve çfarë do ndodhë?

Do ia percjellin konsumatorit në çmimet e produkteve apo shërbimeve që ofrojnë?

Apo do dalin nga tregu për shkak se do mbyten nga konkurrenca e bizneseve të vendeve të tjera fqinje, të cilat e kanë koston e energjisë shumë më të ulët.

Nejse. Mediat i peshkoi. Kjo ka rëndësi. Për ca ditë titujt do jenë kështu; Rama jep lajmin e mirë, nuk ka rritje çmimesh. Ndërkohë ju të biznesit të mesëm dhe të madh kapni garuzhdet të hënën dhe tek sheshi se e hëngrët shkopin.

Ah se harrova. Edhe një pyetje të fundit. Meqë kemi një javë në krizë energjie, ministren e energjisë e di njeri ku është? Se të gjithë po flasin për krizën e energjisë, përveç ministres që e ka detyrim ligjor menaxhimin e këtij sektori. Ajo di gjë për këtë planin apo jo se ajo do e zbatojë këtë’.

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lamtumirë Atletico, Griezman largohet drejt USA-s, mbyll marrëveshjen me Orlando-n

Lamtumirë Atletico, Griezman largohet drejt USA-s, mbyll marrëveshjen me Orlando-n

23/03/2026
Pse nuk i afrohet askush Justin Bieber-it në publik?

Pse nuk i afrohet askush Justin Bieber-it në publik?

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al