POLICIA E SHTETIT
Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Xh., 29 vjeç dhe K. Xh., 31 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi kanë kanosur dhe fyer për shkak të detyrës, në ambientet e punës, punonjësen e Shërbimit Social. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.