• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja që tronditi Fierin: Gruaja kishte ikur nga shtëpia me tre fëmijët dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin!

07/07/2024
Vrasja që tronditi Fierin: Gruaja kishte ikur nga shtëpia me tre fëmijët dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin!

Xhimi Bakaj, një 23 vjeçar nga Fieri, ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme.

Ai është qëlluar me thikë nga një 39 vjeçar, i cili ishte ish-burri i vajzës me të cilën ai kishte nisur të bashkëjetonte prej dy muajsh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rrugën “Ramiz Aranitasi” të qytetit të Fierit. 23 vjeçari është qëlluar tre herë me thikë nga Xhuliano Miho.

Ata kanë debatuar e janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, deri në momentin kur ish-burri i vajzës me të cilën bashkëjetonte viktima, ka marrë thikën dhe e ka qëlluar tre herë në pjesë të ndryshme të trupit Xhimi Bakaj.

I riu u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Autori Xhuliano Miho ishte prej muajsh në proces divorci me bashkëshorten, e cila kishte marrë me vete dhe tre fëmijët.

Ajo ishte larguar nga shtëpia e burrit 39 vjeçar dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin Xhimi Bakaj, së bashku me tre fëmijët.

Në kushtet kur padia nuk kishte kaluar ende në fazë shqyrtimi nga Gjykata e Fierit, palët kishin konflikte, aq më tepër kur në mes ishin dhe tre fëmijët.

Kur është shoqëruar në Policinë e Fierit, autori Xhuliano Miho është shprehur se thika me të cilën kreu vrasjen nuk ishte e tija, por e viktimës.

Sipas tij, 23 vjeçari e kishte qëlluar me grusht gjatë sherrit që kishin pasur në rrugën kryesore të Fierit, përballë shkollës “Petro Sota”, ndërsa me vete kishte edhe një thikë.

Për t’u vetëmbrojtur, ai ka deklaruar se ka marrë thikën dhe ka plagosur Xhimi Bakaj. Nga plagët, ai vdiq në spital.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ “Përgjaket” supersfida Elbasani-Egnatia, përplasje të forta mes tifozerive, ndërhyn policia

VIDEO/ “Përgjaket” supersfida Elbasani-Egnatia, përplasje të forta mes tifozerive, ndërhyn policia

17/05/2026
Trajneri i Elbasanit e pranon: Ndeshje e dobët, duhet të reagojmë!

Trajneri i Elbasanit e pranon: Ndeshje e dobët, duhet të reagojmë!

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al