Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në Top Story përmendi një nga temat që u trajtua edhe nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve për përdorimin e bankave na krimi i organizuar, për pastrim parash.
Sipas tij, këto banka kanë dalë jashtë kontrollit, një skandal që ai thotë se preken rreth 100 shqiptarë dhe se ka marrë vëmendje edhe nga ndërkombëtarët.
“Dihen se kush janë këto banka, por nuk jam personi i duhur për ta thënë, këto banka janë jashtë kontrolli dhe ne sa kemi dalë nga zona gri për pastrimin e parave. Ka të bëjë edhe roli i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. I është çuar një dosje për një skandal që prej gati 100 mijë shqiptarë, drejtpërdrejt ose jo, ka edhe një vëmendje nga institucionet ndërkombëtare. Një nga këto banka dyshohet edhe në Evropë se pastrojë para të oligarkëve rusë, është mbyllur edhe në Kosovë, nuk e kupton pse vazhdon të mbahet hapur këtu”, tha eksperti.