• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

1.5 milion euro grant për rinovimin e anijeve të peshkimit, ministri Çuçi një natë në det me peshkatarë (FOTO)

14/09/2020
1.5 milion euro grant për rinovimin e anijeve të peshkimit, ministri Çuçi një natë në det me peshkatarë (FOTO)

Pavarësisht pandemisë së Covid 19, peshkimi mbetet një nga sektorët me rritjen më të shpejtë në ekonominë shqiptare. Për gjashtë muajt e parë të vitit 2020 rritja e eksporteve në vlerë është 24.5% dhe në peshë 31.6%, kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë gjatë vitit 2019 Shqipëria eksportoi rreth 100 milionë euro peshk dhe prodhime deti. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte një natë në Adriatik me një prej anijeve më të mëdha të flotës shqiptare të peshkimit dhe një ndër më të mëdhatë në Mesdhe per gjuajtjen e pelagjikëve. Përjashtimi i naftës së peshkimit nga taksat, heqja e TVSH për materialet e peshkimit, si dhe investimet në infrastrukturë, janë ndërhyrjet e duhuara që kanë dhënë rezultate në këtë sektor tha ministri Çuçi.

“Politikat tona në këto 6 vite e kanë çuar peshkimin në një stad tjetër. Është një nga sektorët që ka performuar shumë mirë. Po të shohim statistikat, eksporti i peshkut dhe prodhimeve të detit është rritur me 3.25 herë më shumë se në vitin 2013. Ju kujtoj gjithashtu se një nga gjrat më të mëdha që e kanë ndihmuar sektorin është përjashtimi nga taksa e qarkullimit, nga taksa e ndikimit në mjedis dhe nga akciza e naftës për peshkimin. Sot sektori i peshkimit e merr naftën me çmim burse. Sot shkon në rreth 40 lekë litri i naftës nga rreth 170 lekë që ishte para 6 vitesh”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai bëri të ditur edhe një tjetër iniciativë në ndihmë të sektorit të peshkimit që pritet të aplikohet së shpejti. Qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian do të vënë në dispozicion një grant prej 1.5 milion eurosh për të subvencionuar 50% të shpenzimeve për rinovimin e të gjithë pajisjeve për anijet e peshkimit. Sa i përket merkatove të tregtimit me shumicë të peshkut, aktualisht ka përfituar markata e Shëngjinit, e cila është në fazën e kolaudimit. Në verë të këtij viti ka nisur puna edhe për markatën e Vlorës. Investime të ngjashme pritet të nisin edhe në markatën e Durrësit e Sarandës.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Dark” shpallet nga fansat si seriali më i mirë i Netflix

“Dark” shpallet nga fansat si seriali më i mirë i Netflix

19/12/2025
Atentat? Sulm me eksploziv në hyrje të banesës së reperit Azet në Gjermani

Arsye shëndetësore dhe familjare: Azet shtyn turneun e planifikuar

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al