• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)

14/03/2026
Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)

Rreth 120 punonjëse të fasonerisë “Altex shpk” në Përmet kanë protestuar prej ditësh përpara ambienteve të ndërmarrjes, pasi prej tre muajsh nuk kishin marrë pagat. Mes emocionesh dhe shqetësimi për jetesën, ato kërkojnë pagesën e punës së kryer dhe një garanci për të ardhmen.

Fasoneria, e cila operon në qytet që prej vitit 2004 nën administrimin e një pronari grek, ka qenë për më shumë se dy dekada një nga burimet kryesore të të ardhurave për dhjetëra familje në një zonë me mundësi të kufizuara punësimi. Shumë prej grave kanë 15 apo edhe 20–25 vite pune në këtë ndërmarrje.

Punonjëset thonë se nuk janë paguar që nga muaji tetor, ndërsa në dhjetor kanë marrë vetëm pagat e gushtit dhe shtatorit, me premtimin se pjesa tjetër do të likuidohej në vazhdim. Sipas tyre, puna ka vazhduar me orar të plotë, pavarësisht mungesës së pagesave.

Situata u përkeqësua pasi kompania partnere gjermane reduktoi porositë. Sipas administratës, pronari vendosi të mos largonte një pjesë të stafit, por të mbante të gjitha punonjëset, duke vazhduar aktivitetin në kushte të vështira financiare. Megjithatë, për gratë kjo zgjidhje ka sjellë problemin e mungesës së të ardhurave për muaj të tërë.

Shumë prej tyre tregojnë se janë zhytur në borxhe, ndihmë nga familjarët apo blerje me listë, ndërsa disa mbajnë të vetme familjen, paguajnë kredi apo kanë bashkëshortët pa punë. “Ngrihemi në katër të mëngjesit dhe vijmë një orë rrugë, por kthehemi në shtëpi pa lekë”, shprehet njëra prej tyre.

Punonjëset kanë bojkotuar përkohësisht punën, duke kërkuar fillimisht pagesën e detyrimeve. Ato shprehen të gatshme të rikthehen menjëherë në punë nëse pagat likuidohen dhe garantohen në vazhdimësi.

Nga ana e administratës, pranohet se kompania po kalon vështirësi për shkak të rënies së porosive dhe problemeve në përmbushjen e kontratave, por mohohet që biznesi të jetë drejt falimentimit.

Gjithsesi, pas ndërhyrjes së “Piranjat”, punonjëseve iu kaluan të treja pagat e prapambetura.

Gratë u shprehën se shpresojnë që situata të zgjidhet përfundimisht dhe të mos përballen më me vonesa të tilla, pasi për shumë prej tyre kjo punë është e vetmja mënyrë jetese./ Piranjat tv

Related Posts

Lëvizje në Gjirokastër, emërohet drejtori i ri i Ndërmarrjes së Trajtimit Studentor
Kryesore

Pretendimet për të infektuar me HIV/ Reagon Bashkia Gjirokastër: Fabrikim për të krijuar panik, autorët do të mbajnë përgjegjësi penale

18/04/2026
Përndiqte një vajzë, nën hetim 43-vjeçari nga Gjirokastra
Kryesore

Përndiqte një vajzë, nën hetim 43-vjeçari nga Gjirokastra

17/04/2026
Protesta e opozitës/ PD Gjirokastër: Të shkojmë për të ngritur zërin tonë dhe për dinjitet!
Kryesore

Protesta e opozitës/ PD Gjirokastër: Të shkojmë për të ngritur zërin tonë dhe për dinjitet!

17/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër/ Procedohet penalisht 56-vjeçari për ndërtim pa leje

17/04/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër/ Procedohet penalisht 56-vjeçari për ndërtim pa leje

17/04/2026
Tepelenë/ Pajisje për kultivimin e lëndëve narkotike në një banesë të braktisur, shpallet në kërkim 49-vjeçari
Kryesore

Tepelenë/ Pajisje për kultivimin e lëndëve narkotike në një banesë të braktisur, shpallet në kërkim 49-vjeçari

17/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Më bëre të vishem sërish me kostum”/ Selin ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

“Më bëre të vishem sërish me kostum”/ Selin ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

19/04/2026
Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret ish-gruan dhe partnerin, e më pas edhe veten

Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret ish-gruan dhe partnerin, e më pas edhe veten

18/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al